4
Me këtë rast, Ministri Mehaj e falënderoi Ambasadorin Sakar dhe i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.
Të dy u pajtuan që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave tona të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

