4
Me këtë rast, ambasadori Minxhozi i uroi detyrën e re Gjeneral Jasharit, duke theksuar se bashkëpunimi i fuqishëm vëllazëror në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë do të vazhdojë edhe më tutje.
Gjeneral Jashari në këtë takim theksoi se përvojat e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s do të jenë të dobishme për Republikën e Kosovës drejtë objektivit të saj në integrimin në organizatat euroatlantike në përgjithësi dhe zhvillimit dhe avancimit të FSK-së në veçanti.