Ministri Mehaj vlerëson lart kontributin e kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it

4

Në këtë takim njoftues, ministri Mehaj i uroi mirëseardhjen kolonelit Cansiz, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ashtu si edhe në të gjithë fushat tjera, do të vazhdojë të forcohet edhe më tej.

Gjithashtu, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e trupave turke në kuadër të KFOR-it për sigurinë, stabilitetin e vendit dhe mbështetjen e qytetarëve tanë me projekte të shumta.

Nga ana e tij, kolonel Cansiz, u shpreh se detyrë dhe obligim kryesor është dhe mbetet përkrahja e Republikës së Kosovës në secilën fushë. Më tej, ai theksoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të bëhet edhe më funksional, sidomos në sferën e arsimimit dhe stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së, në funksion të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale në procesin aktual të tranzicionit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors