4
Në këtë takim u bisedua rreth bashkëpunimit të deritashëm të Ministrisë së Mbrojtjes me ministrinë gjermane të mbrojtjes, në mundësitë e ofrimit të edukimit dhe trajnimeve të pjesëtarëve të FSK-së në Gjermani si dhe lidhur me proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes.Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Rohde për ndihmën e vazhdueshme që shteti gjerman ka dhënë për vendin dhe në veçanti për Ministrinë e Mbrojtjes.Në anën tjetër, ambasadori Rohde e rikonfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në projekte konkrete në mes të dy vendeve, me qëllim të avancimit të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes të Republikës së Kosovës.