4
Gjeneral Rama, më pastaj e njoftoi gjeneral Kajárin, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke shtuar se të gjitha kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.Nga ana e tij, gjeneral Kajári shprehu vlerësimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe theksoi përkushtimin e KFOR-it, për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritashëm me FSK-në, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.Të dy gjeneralët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit sikur edhe deri më tash, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për ballafaqim me sfidat e përbashkëta.