Gjeneral Cikaqi dhe kolonel Ersoz pritën në takim kadetë-studentë e përzgjedhur për studime në Akademinë Ushtarake Turke

4

Me këtë rast, gjeneral Cikaqi, i uroi për suksesin në procesin e përzgjedhjes së tyre si dhe për fillimin e studimeve pesëvjeçare në Akademinë Ushtarake Tokësore me traditë rreth 200 vjeçare. Ai gjithashtu falënderoi Republikën e Turqisë për mundësinë e ofruar, që nga vitit 2011, për arsimimin dhe stërvitjen e kuadrove tona shumë të nevojshme për zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të oficerëve dhe nënoficerëve profesionalë në profile të ndryshme.Nga ana e tij, kolonel Ersoz, shprehu kënaqësinë e tij për fillimin e studimeve të kadetë-studentëve të rinj dhe për procesin në vazhdimësi të realizimit të suksesshëm të planit bilateral në mes ministrive dhe forcave të dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors