4
Në takimin në mes të dy ministrave u theksua se thellimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit bilateral mes ministrive dhe forcave të të dy vendeve është dhe do të jetë në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Nga ana e tij, ministri Akar, shprehu garancinë e plotë për vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës në përgjithësi dhe në veçanti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.



