Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, në takimin vjetor të organizatës, SHBA-Karta e Adriatikut (A5)

4

Përgjatë dy sesioneve, pjesëmarrësit nga vendet anëtare dhe vëzhguese trajtuan misionin në proces të BE-së dhe NATO-s dhe sfidat e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendeve të Evropës Juglindore; sfidat e menaxhimit në aspektin diplomatik të pandemisë COVID-19; kërcënimet, rreziqet dhe sfidat hibride në Ballkanin Perëndimor; reflektimin e krizave globale aktuale në rajon si dhe mundësitë për angazhimin e ardhshëm të përbashkët A-5 në misionet dhe operacionet e drejtuara nga NATO.Në ekspozenë e tij, drejtori Geci prezantoi politikat, qëllimet strategjike dhe vizionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi lidhur me temat e ngritura, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për ofrimin e kontributit të kapaciteteve institucionale të Republikës së Kosovës në përgjithësi, si dhe Ministrisë së Mbrojtjes në veçanti, për menaxhimin dhe tejkalimin e përbashkët të të gjitha sfidave rajonale dhe më gjerë.Gjithashtu, Drejtori Geci, duke pasur parasysh stadin e zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve shtetërore dhe institucionale, si dhe interesin e përbashkët rajonal, theksoi edhe njëherë nevojën për pranimin e Republikës së Kosovës si anëtare me status të plotë në këtë organizatë.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors