4
Marrëveshjen përkatëse, në emër të institucioneve respektive e nënshkruan zv.Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Fahrije Sadiku dhe Alfred Pjetri, drejtor ekzekutiv i Caritas Kosova, në emër të drejtorit gjeneral të Caritas Kosova, Don Viktor Sopit. Kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të mëhershëm dhe përkrahjes së vazhdueshme të Caritas Kosova për FSK-në me pajisje medicinale.