Ministri Mehaj priti në takim gjeneralin Naim Maloku

4

Gjatë këtij takimi, gjeneral Maloku shprehu vlerësimin për të arriturat e deritashme, zhvillimet aktuale dhe vizionin e ministrit Mehaj për të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e veçantë për këshillat profesionale nga dija dhe përvoja e gjatë e gjeneral Malokut, për zhvillimet gjeopolitike, gjeostrategjike, mjedisin global dhe atë rajonal të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet me të cilat sfidohet ky mjedis.Po ashtu, ministri Mehaj u shpreh mirënjohës ndaj gjeneralit Naim Maloku për kontributin e vazhdueshëm në realizimin e vizionit nacional, si dhe qëllimeve dhe objektivave për të ardhmen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors