4
Në kuadër të partneritetit të vendit tonë me Mbretërinë e Bashkuar, konkretisht Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të ministrive të mbrojtjes të vendeve respektive për fushën e shkollimit dhe trajnimeve, shumë kadetë të FSK-së kanë pasur mundësi shumë të mira që të kryejnë kurse dhe trajnime profesionale në kolegjet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar dhe Iralndës së Veriut si partner strategjik i FSK-së. Gjithashtu, vlerë e veçantë është që i sapo diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell, nëntoger Ylli Abazi është i biri i dëshmorit të UÇK-së Mustafë Abazi i rënë në luftën për liri.