4
Zëvendësministri Syla u prit nga Gjeneral Irfete Spahiu dhe stafi i saj, të cilët e informuan nga afër për gjendjen, kushtet dhe përgatitjet që po bëhen për fillimin e trajnimit bazik për 400 rekrutët e rinj në FSK.Gjeneral Spahiu theksoi se të gjitha përgatitjen janë bërë me kohë dhe kanë shkuar mirë, tani presim vetëm fillimin e trajnimit të rekrutëve, të cilët do të përgatiten profesionalisht, me punë dhe përkushtim të nivelit më të lartë.Nga ana e tij zëvendësministri Syla, shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes që tu përgjigjen pozitivisht kërkesave dhe nevojave të KDS-së për të realizuar në përpikëri plan programin e tyre të shkollimit dhe të trajnimeve.

