Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin austriak në Kosovë, z. Christoph Weidinger

4

Me këtë rast, ambasadori Weidinger ka uruar ministrin Mehaj për detyrën duke potencuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në procesin e integrimeve euroatlantike.Nga ana e tij ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Weidinger për mbështetjen e shumanshme të Austrisë për zhvillimin e vendit si dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral edhe në fushën e mbrojtjes në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors