4
Me këtë mesazh ju drejtuar Drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Jörg Rüter dhe të gjithë oficerëve dhe zyrtarëve të ekipit të tij, nga vendet e ndryshme të NATO-s. Ai gjithashtu shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë edhe për rolin dhe kontributin e madh që japin oficerët e NALT-it edhe në proceset zhvillimore aktuale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Nga ana e tij, gjeneral Ruter, falënderoi Ministrin Mehaj për këtë organizim dhe konfirmoi angazhimin e të gjithë personelit të ekipit të tij që në kuadër të misionit të tyre do të sigurojnë mbështetjen e vazhdueshme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të tyre brenda mandatit të NALT-it.

