Ministri Mehaj dekoron me medalje dhe mirënjohje bartësit e procesit të bashkë-zbarkimit të kontingjentit të FSK-së përkrahë Ushtrisë Amerikane

4

Me këtë rast, Ministri Mehaj përveç falënderimit për të dekoruarit, theksoi se roli dhe kontributi i SHBA-së për të gjitha të arriturat e deritashme dhe synimeve për të ardhmen është jetik dhe i pazëvendësueshëm, duke vlerësuar shumë lartë gjithë mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë me mirënjohjen më të thellë për kombin, shtetin, departamentin e mbrojtjes dhe ushtrinë amerikane.

Me motivacion për kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e këtij misioni, me medalje “Shërbim i Shquar”, ministri Mehaj dekoroi Atasheun amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose dhe shefin e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-së, major Courtney Olson. Gjithashtu, me të njëtin motivacion, mirënjohje i ndau zyrtares politike të Ambasadës Amerikane, Marissa Polnerow, ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj dhe ish-drejtorit të Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Hasan Hoxha.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors