4
Në takim, ministri Mehaj e njoftoi brigadierin Bowron me zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, si dhe të arriturat e deritashme përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ai, ndër të tjera shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e madh të Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneral Bowron, më pas u prit edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili theksoi se partneriteti me Forcat e Armatosura Britanike do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në vazhdimësi për të arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale të FSK-së për përmbushjen e misionit të saj. Nga ana e tij, gjeneral Bowron shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme për këtë proces edhe në të ardhmen.