Me nderime ushtarake iu dha lamtumira e fundit nënkolonel Skender Hajdarit

4

 Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, shprehu dhembjen e madhe si bashkëluftëtar e bashkëpunëtor i tij dhe shprehu ngushllimet më të thella familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes. Më pas ceremonia e nderimit, ka vazhduar në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, me homazhe nga të afërmit, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë. Pas homazheve, kortezhi me përcjellje ushtarake vazhdoi për në fshatin Shipol të Mitrovicës ku u mbajtë ceremonia me nderime ushtarake e varrimit të nënkolonel Skender Hajdarit në praninë e familjarëve, miqve, shokëve dhe kolegëve të shumtë. Nga të gjithë folësit, u vlerësua shumë lartë puna dhe kontributi i qmuar i nënkolonel Hajdarit në të gjitha periudhat e shërbimit të tij, si luftëtar i lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe oficer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors