Shënohet Dita e Tokës me mbjelljen e fidanëve nga pjesëtarët e FSK-së

4

Në këtë ngjarje morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama të cilët u pritën nga kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi si dhe stafi drejtues e mësimdhënës i shkollës. Ceremoninë e mbjelljes së fidanëve e filloi ministri Mehaj, gjeneral Rama dhe kryetari Gashi për ta përmbyllur me sukses pjesëtarët dhe nxënësit e caktuar.Në fund para gazetarëve dhe mediave, ministri Mehaj në adresimin e tij, e çmoi lart projektin përkatës duke theksuar se Bota ka nevojë për ne dhe kujdesin tonë ndaj saj si dhe dha zotimin se projekte të ngjashme çdoherë do të kenë mbështetjen e tij.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors