4
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka dekoruar me medalje dhe mirënjohje 61 zyrtarë të MM-së dhe pjesëtarë të FSK-së. Me këtë rast, Ministri Quni i përgëzoi te gjithë zyrtarët dhe pjesëtarët e dekoruar me medalje dhe mirënjohje, për performancën e veçantë gjatë kryerjes së detyrave dhe kontributin e dhënë në të arriturat e përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Kurse nga ana e tij komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama falënderoi Ministrin Quni për vlerësimin dhe bashkëpunimin e ngushtë si dhe përgëzoi të dekoruarit duke thënë se ky vlerësim është motiv i fuqishëm për të vazhduar edhe në të ardhmen në realizimin e detyrave me profesionalizëm, përkushtim si dhe shërbim vetëmohues.Medaljet dhe mirënjohjet për zyrtarët e MM-së dhe pjesëtarët e FSK-së ndahen sipas legjislacionit në fuqi, respektivisht Rregullores së Ministrisë së Mbrojtjes për medalje dhe mirënjohje.