Ushtarët e FSK-së po bëjnë historinë në angazhimin e parë ndërkombëtar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore

4

Me këtë rast, në emër të Republikës së Kosovës, MM/FSK Kolonel Ilir Qeriqi, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në SHBA iu drejtua me një fjalë rasti ushtarëve të rreshtuar në këtë ceremoni ku edhe prezantoi letrën e derguar nga KOMFSK Gjenerallejtenant Rahman Rama ku theksoi se partneriteti disavjeçar ka arritur pikën më të lartë të bashkëpunimit; si një mundësi unike e moment historik për FSK-në për të kontribuar në misione paqeruajtëse përkrah Ushtrisë Amerikane. Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve, që Ushtria Amerikane i ka dhënë FSK-së si dhe partneritetin strategjik.Edhe Senatorja Amerikane zj Joni Ernst dhe Gjenerali Corell, komandant i Gardes Kombëtare të Iowa-s, e kanë cilësuar si një moment historik dhe kanë vlerësuar lart bashkëpunimin disavjeçar ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së. I pranishëm në ceremoni ishte edhe z Artan Duraku Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa-s. Republika e Kosovës, shprehë gatishmërinë më të lartë dhe njëkohësisht mbetet shumë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë që i është dhënë FSK-së për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors