4
Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Forcës për Sigurinë e Kosovës (FSK) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), si dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke mes të dy Institucioneve. Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe dhurimi i 18-të kontejnerëve nga SHKK, për FSK-në.