4
Kryeministri Hoti, ministri Quni dhe gjeneral Cikqi, u njoftuan nga kryetari i Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, për gjendjen aktuale në komunën e tij, pas vërshimeve të ditëve të fundit. Ata më pas vizituan fshatin Dobroshec, ku pati dëme të konsiderueshme nga vërshimi i ujërave pas reshjeve të pandërprera.
Pas situatës së krijuar në terren, FSK-ja e ka ngritur gjendjen e gatishmërisë dhe është duke realizuar operacione në disa zona në Kosovë, duke iu dal në ndihmë qytetarëve të vendit. Këto operacione do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës.



