4
Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do të jetë pjesë e misionit në ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane – U.S. Central Command (USCENTCOM).Krahas përkushtimit të vazhdueshëm për të avancuar aftësitë dhe kapacitetet operacionale, FSK po arrin sukseset e saj të mëdha edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar duke fuqizuar në vazhdimësi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përfshijë FSK-në në misione ndërkombëtare paqeruajtëse, konfirmon edhe njëherë përkrahjen për Kosovën duke e konsideruar si një faktor të rëndësishëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e kudo në Botë. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin me SHBA-në dhe partnerët strategjik në orientimet e saj euro-atlantike.