FSK-ja bënë homazhe për kolonel Gyrner Muratin

4

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shprehën ngushëllimet më të thella familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të kolonel Muratit.
Homazhe para arkivolit të kolonel Muratit, bënë gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, kolegë të punës, shokë, bashkëluftëtarë, miqë dhe qytetarë.

Gyrner Murati ka lindur më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit. Pas transformimit ka shërbyer si epror në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kolonel Murati ishte Shef i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë Informative në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Varrimi i kolonel Gyrner Muratit do të bëhet sot, në ora 15:00, në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors