Ministri Quni priti në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Nënkolonel Layton

4

 Ai theksoi se shkalla profesionale dhe operacionale e FSK-së për një kohë kaq të shkurtër është unike duke e ilustruar me sukseset e ekipeve të FSK-së edhe në stërvitjen e famshme ushtarake ndërkombëtare vjetore “Cambrian Patrol” dhe eksperiencën e tij si pjesëmarrës i ekipit britanik duke theksuar se për suksese të ngjashme si të FSK-së duhej kohë e gjatë. Në vazhdim ai prezantoi edhe pasardhësin e tij, nënkolonel Matthew Walker.Nga ana e tij, ministri Quni shprehu falënderimin, mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për angazhimin dhe përkushtimin e nënkolonel Layton si dhe kontributin e tij në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dhe marrëdhënieve bilaterale me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu i uroi detyrën e atasheut të ri të mbrojtjes për Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët si dhe besimin që marrëdhëniet bilaterale të intensifikohen edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.Në fund, ministri Quni, në shenjë të mirënjohjes për shërbim të shquar dhe të merituar si dhe përmbushje të detyrës me përgjegjësi të lartë, nënkolonelit Layton i dhuroi plaketën me logon e ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors