Ministri Quni priti në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak Italian, kolonel Vincenzo Stella

4

Me këtë rast, ministri Quni shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional duke ofruar eksperiencën e tij të gjatë të udhëheqësit ushtarak për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes. Nga ana e tij, kolonel Stella, shprehu përshtypjet e tij të veçanta gjatë mandatit të tij për Ministrinë e Mbrojtjes dhe stafin e saj duke theksuar admirimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.

Në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij, ministri Quni i ndau “Medaljen për shërbim të shquar”. Në takimin lamtumirës morën pjesë edhe këshilltari politik, Feriz Trezhnjeva, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha dhe zyrtarja e lartë e kabinetit, Martina Dedaj-Kçira.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors