Caritas Kosova dhuron donacion të rëndësishëm për Qendrën Mjekësore të FSK-së

4

Me këtë rast, Ministri Quni falënderoi Don Viktor Sopin për këtë donacion të rëndësishëm. Ai gjithashtu, çmoi lart misionin dhe veprimtarinë e jashtëzakonshme humanitare gati 30 vjeçare të Caritas Kosova me ndihmat e mëdha në përgjigje sistematike ndaj varfërisë, sfidave, dhembjeve e nevojave me të cilat përballen shtresat më të rrezikuara dhe margjinalizuara të shoqërisë tonë. Ai, shprehu mirënjohjen e lart edhe për përkushtimin e madh të Caritas Kosova gjatë dhe pas luftës në sigurimin e ndihmave emergjente, rehabilitimin e qëndrueshëm, ndihmave sociale dhe ndihmave shëndetësore për qytetarët në nevojë të vendit.Nga ana e tij, Don Viktor Sopi falënderoi për mikpritjen dhe rikujtoi bashkëpunimin e ngushtë me FSK-në që nga fillimi dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta duke shprehur interesimin për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi dhe shtim të aktiviteteve të përbashkëta në të mirën e qytetarëve tanë në nevojë.Gjatë takimit, ministri Quni shoqërohej edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shefi i kabinetit të tij, Jashar Ramadani.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors