4
Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi Ambasadorin Abbot për përkrahjen e deritanishme të dhënë për Republikën e Kosovës dhe në veçanti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Më tej, në këtë takim u diskutua lidhur me projektet e përbashkëta që kanë të dy vendet, në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjithashtu, temë e këtij takimi ishte edhe zhvillimet aktuale të sigurisë në regjion dhe më gjerë, të reflektuara nga agresioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për intensifikimin e angazhimit në të ardhmen me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.