Ministri Mehaj ka vizituar Qendrën Trajnuese të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së pas realizimit të stërvitjes së përbashkët UKISAR-FSK

4

Ministri Mehaj, theksoi se duke njohur rëndësinë e madhe që ka fusha e kërkim-shpëtimit, angazhimin për avancimin e kësaj fushe në FSK e ka vendosur ndër objektivat e tij kryesor operacional. Gjithashtu, ai shtoi se kjo komponentë e rëndësishme, krahas nevojave operacionale, ndërlidhet fuqishëm edhe në detyrimin ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile. Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi ekipin e ekspertëve të Mbretërisë së Bashkuar për kërkim shpëtim-UKISAR që ka zgjedhur Kosovën dhe njësinë e FSK-së për të kryer stërvitjen e tyre të dislokimit ndërkombëtar të ekipit ‘Heavy’. Gjithashtu, ai falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për personelin nga Holanda për kontributin e tyre në këtë stërvitje.    “Ne synojmë të ngrisim bashkëpunimin, ndërveprueshmërinë dhe reagimin ndërkombëtar ndaj fatkeqësive në nivelet dhe standardet më të larta”, theksoi ministri Mehaj, duke shtuar se Ministria e Mbrojtjes me FSK-në ka ambicie të larta për të qenë Qendra më e mirë e trajnimit për kërkim-shpëtim në rajon dhe më gjerë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors