Ministri Quni priti zëvendësministrin e ri të Mbrojtjes Muhamedali Mergjollari

4

Me këtë rast, zëvendësministrit Mergjollari me bashkëpunëtorë i dëshiruan mirëseardhje Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, U.d. Sekretari i Përgjithshëm, Faruk Geci dhe shefi i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Jashar Ramadani.Ministri Quni dhe gjeneral Rama e njoftuan zëvendësministrin Mergjollari me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen.

Ministri Quni i premtoi bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të përbashkëta me theks të veçantë në realizimin e suksesshëm të procesit të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në FSK.Zëvendësministri Mergjollari falënderoi ministrin Quni për pritjen e ngrohtë dhe u zotua se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e tij dhe stafit të tij në përmbushjen e objektivave të ministrisë dhe forcës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors