Ministri Quni dhe gjeneral Rama morën pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Shefit të Shtabit të KFOR-it, gjeneral Harris

4

Në pritjen personale lamtumirëse, gjeneral Harris i shoqëruar nga pasardhësi i tij gjeneral Larry Henry, falënderoi ministrin Quni dhe gjeneral Ramën për bashkëpunimin e ngushtë dhe u uroi suksese në realizimin e objektivave të synuar në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Quni e falënderoi gjeneralin amerikan dhe shprehu mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm gjatë mandatit të tij në detyrën tejet të rëndësishme siç është përgjegjësia e Shefit të Shtabit të KFOR-it.Ministri Quni dhe gjeneral Rama i uruan gjeneral Harris-it suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja në kuadër të forcave mike amerikane si dhe përgëzuan pasardhësin e tij gjeneral Henry-n duke shprehur gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen në mes FSK-së dhe KFOR-it.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors