MINISTRI I MBROJTJES DHE KOMANDANTI I FSK-SË, NDEROJNË USHTARËT E NATO-S, PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA DHE HEROIN E KOSOVËS ZAHIR PAJAZITI

4

Në ditën e çlirimit, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e NATO-s, në çlirimin e Kosovës për krah Ushtrisë Çlirimtare, Ministri dhe Komandanti me bashkëpunëtorë, te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, KFOR-it gjatë misionit në Kosovë, vendosën buqeta me lule. Po ashtu në ditën e çlirimit, sot kur Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, Ministri dhe Komandanti me bashkëpunëtorë, bënë homazhe dhe vendosen buqeta me lule para shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova, në shenjë nderimi dhe respekti të veprës jetësore, të kontributit politik në orientimin e politikës kosovare drejtë aleancës euroatlantike. Po ashtu Ministri dhe Komandanti me bashkëpunëtorë, sot në ditën e çlirimit të Kosovës, në shenjë nderimi dhe respekti, për kontributin, sakrificën dhe rënien heroike, bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule te shtatorja e Heroit të Kosovës, luftëtarit të orëve të para të UKÇ-së Zahir Pajaziti.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors