Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetase të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë – Cikli i studimeve Bachelor, në vitin akademik 2022/2023.

4

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038-555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Ministria e Mbrojtjes, shpall këtë konkurs pas shpalljes së konkursit për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë tonë të Mbrojtjes, të Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Prandaj, ftojmë të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

Ju faleminderit vëllezëve tanë për mbështetjen e madhe!

Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors