Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes pjesë e takimit të iniciativave rajonale SHBA-Karta e Adriatikut A5

4

Takimin e udhëhoqi Almir Shahovic, asistent ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës e Hercegovinës, përmes video-konferencës, ku pjesëmarrës ishin të gjithë anëtarët e kësaj iniciative, përfshirë edhe anëtarët vëzhgues.Delegacioni i Republikës së Kosovës u përfaqësua nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Faruk Geci, Lulzim Hiseni, drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kolonel Hasan Hoxha, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike (MM).

Tema e takimit në fokus ishte bashkëpunimi rajonal, me theks të veçantë, situata aktuale pas pandemisë COVID-19.Gjatë konferencës u raportua për angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në veçanti, sekretari Geci, njoftoi për rolin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në mbështetje të autoriteteve civile.Gjithashtu gjatë punimeve të Konferencës SHBA-Karta e Adriatikut A5, edhe një herë u ritheksua vullneti i Republikës së Kosovës për anëtarësim me statusin e anëtarit të plotë në iniciativën rajonale SHBA – Karta e Adriatikut A5.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors