4
Njëkohësisht, Gjeneral Rama përgëzon të gjithë infermierët e sistemit shëndetësorë primar, sekondar e terciar të shëndetësisë publike e private në Kosovë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe sakrificën e tyre në menaxhimin e pandemisë COVID-19. FSK me kapacitetet e saj vazhdon të jetë në mbështetje të autoriteteve civile si dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

