FSK për herë të parë dërgon kadet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

4

Kadeti i përzgjedur është Albin Bytyçi, dërgimi i tij në këtë akademi prestigjioze është pasqyrim i bashkëpunimit të ngushtë në mes të SHBA-ve dhe shtetit të Republikës së Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i FSK-së, në vazhdimësi ofrojnë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Të gjitha testimet si dhe nominimet e kandidatëve, janë bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatët ju kanë nënshtruar testeve rigoroze, duke filluar nga Testi i Inteligjencës, Testi i gjuhës angleze ECL, Testi SAT si dhe Testi Fizik.

Kadeti Albin Bytyçi, ka qenë kandidati i cili në bazë të përformancës së testeve dhe kritereve tjera të përcaktuara, është përzgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA-ve për shkollim në kuadër të gjeneratës 2024.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors