4
Gjatë vizitës, presidenti Thaçi, u njoftua nga drejtori Sylaj, me kapacitet që ka kjo qendër, stafin profesional, kapacitetet teknike dhe hapësinore, që janë në gatishmëri për t’ ju dalë në ndihmë qytetarëve, në rast të nevojës nga një përshkallëzim i gjendjes së epidemisë në vendin tonë.
Presidenti Thaçi, shprehu kënaqësinë me përgatitjet e bëra, nivelin e gatishmërisë dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së, të treguar komforë situatës së krijuar.
Presidenti dhe Komandanti i FSK-së, në mesazhin e përbashkët drejtuar qytetarëve të vendit, kërkojnë; që të qëndrojnë në shtëpi, dhe t’u përmbahen udhëzimeve të lëshuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.



