4
Në këtë ceremoni morën pjesë Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Gjeneralbrigade Albert Mullai, Dekani i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Kolonel Flamur Hadushi, Atasheu Ushtarak i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nënkolonel Enver Hoti, drejtorë të AFA-së drejtues departamentesh, pedagogë dhe stafi mbështetës i AFA-së. Në emër të kursantëve të FSK-së, të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu adresua , njëra nga kursantet më të dalluara, Major Leonora Gjinovci, e cila është gruaja e parë oficere nga FSK e cila diplomoi në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në AFA të Republikës së Shqipërisë. Si një hallkë kyçe në karrierën e oficerit, qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerëve shtabor për të planifikuar operacione luftarake në një mjedis kompleks operacional të nivelit operativ e strategjik, si dhe përgatitja për drejtimin e komandim- kontrollit. Në përfundim të kësaj ceremonie u zhvillua ceremonia e ndarjes së diplomave për të gjithë oficerët e sapo diplomuar. Suksesi i oficerëve tanë është vlerë e shtuar për FSK-në në funksion të rritjes së kapaciteteve profesionale të personelit për detyra shtabore dhe komanduese.

