Komandanti i KDS-së priti në vizitë atasheun e ushtrisë gjermane për Kosovë

4

Gjeneral Spahiu shprehet mirënjohëse për vizitën dhe për bashkëpunimin shumëvjeçar të FSK/KDS-së me pjesëtarët e ushtrisë gjermane në trajnime të fushave të ndryshme. Në veçanti gjeneral Spahiu e cilësoi thelbësor bashkëpunimin me ushtrinë gjermane në fushën e trajnimit të logjistikës, si dhe e njoftoi në pika të shkurtra me procedurat e kursit të gjuhës gjerman, i cili mbahet në kuadër të KDS-së me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Kosovë. Nga ana tjetër, edhe atasheu Napel shprehet mjaft falënderues për pritjen që ju bë gjatë kësaj vizite dhe për të gjitha informacionet që mori gjatë këtij takimi. Ai ripohoi se bashkëpunimi me KDS-në dhe FSK-në në përgjithësi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund, gjeneral Spahiu së bashku me atasheun Napel vizituan edhe disa mjedise të trajnimeve dhe servisin e KDS-së në të cilin po mbahet Pilot-Projekti për patentë shoferë të FSK-së, i cili është projektuar nga ushtria gjermane, përkatësisht e rreshter majori Stieber.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors