4
Garat u zhvilluan ,,vrapim me bartje të stafetës në distancë të përgjithshme prej 13 kilometrave’’. Përkundër konkurrencës së fortë, ekipi i Forcës së Sigurisë të Kosovës zuri vendin e dytë, ku nga organizatori u shpërblye me medaljen e argjendtë. Ekipi i FSK-së, përbehej nga: OR-3 Alban Fazliu, OR-2 Bajram Zeneli, OR-2 Dardan Nuhaj, OR-2 Ejdon Mulaku, OR-4 Jasmin Zvarko, OR-2 Armend Neziraj, OR-2 Endrita Brahimi, OR-2 Mehdi Bala, OR-2 Zahir Mehmeti, OR-2 Visar Mehmeti, ndërsa OR-4 Ramadan Voca ishte udhëheqës i ekipit.Kjo ishte gara e parë e këtij niveli që është organizuar në KFOR-i, në Film City. Pjesëmarrja e FSK-së, në këtë ngjarje është reflektim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të FSK-së, KFOR-it dhe NALT-it.