Ka përfunduar trajnimi “Mbijetesa në Kushte Dimërore“

4

Qëllimi i mbajtjes së trajnim ishte përgatitja e tyre në kryerjen e detyrave në male si dhe përshtatja për mbijetesë në kushte ekstreme të motit të ftohtë. Ky trajnim është realizuar nga instruktorët e QNTKSH-së, dhe është zhvilluar në ambiente të hapura në temperatura të ulëta gjatë netëve dhe ditëve.

Gjatë trajnimit pjesëtarët e FSK-së, kanë mësuar për ndërtimin e strehimoreve për mbijetesë me materialet e gjendura në natyrë, metodat e ndezjes së zjarrit, sigurimin e ujit dhe të ushqimit.Pjesëmarrësit gjatë trajnimit janë përgatitur edhe për orientime në natyrë, pa harta dhe busullë, vetëm duke u orientuar përmes diellit, hënës, yjeve dhe objekteve tjera në natyrë.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors