NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE TË ZHDUKUR, NË KAZERMËN “ADEM JASHARI” TË FSK-SË, U SHFAQ FILMI I METRAZHIT TË SHKURTËR ”FERDONIJA”

4

Ky film, në regji të Gazmend Bajrit dhe Shkurte Dautit“, rrëfen historinë e Ferdonije Qerkezit, nënës e cila ka humbur burrin dhe djemtë e saj gjatë luftës në Kosovë.

Të pranishëm me këtë rast ishin Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, gjeneral brigade, Naim Haziri, Ferdonije Qerkezi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ushtarakë të FSK-së.

Në fjalën e tij, Ministri Mehaj, theksoi se në këtë ditë rikujtohen pasojat e tmerrshme që ka lënë lufta, boshllëkun e familjeve tona në shoqëri.

“Përmes Nënës Ferdonije i rikujtojmë njëri-tjetrit detyrën që kemi ndaj të pagjeturve dhe familjarëve të tyre”, tha Ministri Mehaj duke shtuar se :”si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, nuk duhet të rreshtim asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe as së dokumentuari ngjarjet e luftës”.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, në mes tjerash, theksoi nevojën për rritje të presionit nga faktori ndërkombëtar mbi palën serbe, duke cekur se Serbia është adresa e vetme për personat e zhdukur në Kosovë.

Rasti i Nënës Ferdonije është një nga 1617 rastet tjera, qytetar të këtij vendi, mungesën e të cilëve ua ndjejnë çdo ditë familjarët dhe gjithë shoqëria e vendit.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors