Në Ministri të Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së ministrit të mbrojtjes

4

Zoti Berisha, gjithashtu e njoftoi zotin Quni dhe njëkohësisht i dorëzoi edhe aktet kryesore legjislative dhe dokumentet strategjike e planifikuese, me të cilat zhvillon dhe zbaton funksionimin e saj Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, tani, dhe në të ardhshmen.Ndër të tjera, zoti Berisha, theksoi se: „duke e njohur dhe pasur mik e shok lufte, pastaj bashkëpunëtor të ngushtë gjatë shërbimit në TMK dhe FSK, si dhe duke njohur cilësitë njerëzore, morale, kombëtare e profesionale të ministrit Quni, kam besimin e plotë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja do të arrijnë objektivat strategjike që janë edhe interesi ynë kombëtar“.Ndërsa, ministri Anton Quni, falënderoi përzemërsisht ministrin Berisha, për angazhimin dhe të arriturat e deritashme duke përgëzuar për sukseset e mëdha të arritura gjatë mandatit të tij.

Në ceremoni ishin prezentë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i Përgjithshëm, z. Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Inteligjencë gjeneralmajori Gëzim Hazrolli dhe shefi i Kabinetit, z. Jashar Ramadani.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors