Kolonel Shaip Haziri priti në takim përfaqësuesen e Korpusit të Paqes znj. Carmen Sheehan

4

Takimi kishte karakter informues për kapacitetet operacionale të Komandës së Gardës Kombëtare dhe njësive të saj, si dhe për bashkëpunimin që ka me organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare.Zv. komandanti i Gardës Kombëtare të Kosovës, kolonel Haziri, bëri një prezantim të përgjithshëm për rolin dhe përgjegjësit e GK-së, aktivitetet reaguese reale në ndihmë të popullatës civile dhe institucioneve vendore e ndërkombëtare, si dhe e njoftoi me procedurat në rast të intervenimit në shtetet e rajonit dhe më gjerë, sipas praktikave të deritanishme në përputhje me legjislacionin në fuqi.Në fund, kolonel Haziri, vlerësoi lartë bashkëpunimin e shkëlqyer të Gardës Kombëtare të FSK-së dhe Ambasadës së SHBA-ve, ku falënderoi atë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme me pajisje dhe trajnime të ndryshme përmes EUCOM-it, dhe ekipeve tjera mobile trajnuese, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale e profesionale të njësive të Gardës Kombëtare.

Ndërsa, përfaqësuesja e Korpusit të Paqes, znj.Carmen Sheehan, përgëzoi FSK-në për intervenimin e shkëlqyer në Republikën e Shqipërisë në ndihmë popullatës dhe autoriteteve civile pas tërmetit që ndodhi atje, dhe u tregua e gatshme që të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane edhe në të ardhmen në të mirë të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors