4
Punëtoria është ndarë në pjesën teorike dhe atë praktike, ku janë realizuar tema të ndryshme duke filluar nga: Ndihma e parë në fushëbetejë, procedurat standarde operative specifike dhe të përgjithshme, procesi i alarmimit të stafit mjekësor, evakuimi mjekësor e të tjera.
Në këtë punëtori, të zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh të FSK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 21 pjesëtarë të Regjimentit të Mjekësisë përfituan nga përvojat e shumta të trajnerëve amerikanë.