4
Qëllimi i mbajtjes së trajnimit me intensitet të lartë, ishte përgatitja e tyre në kryerjen e detyrave në male si dhe përshtatja për mbijetesë në kushte ekstreme të motit. Trajnimi është planifikuar dhe realizuar nga instruktorët e QSU-së dhe kishte karakter vlerësues. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë mësuar teknikat e instalimeve me litar duke përfshirë nyjet dhe lidhjet; lëshimet nga kulla dhe nga lartësitë e larta, të ndryshme. Gjithashtu, kadetët kanë mësuar edhe ndërtimin e strehimoreve për mbijetesë me materialet e gjendura në natyrë, metodat e ndezjes së zjarrit, sigurimin e ujit dhe të ushqimit.
Pjesëmarrësit e trajnimit janë përgatitur edhe për orientime në natyrë, pa harta dhe busullë, vetëm duke u orientuar përmes: diellit, hënës, yjeve dhe objekteve tjera në natyrë. Finalizimi i kursit ishte marshimi i pjesëmarrësve në gjatësi mbi 8 km, qëndrimi në natyrë mbi 40 orë dhe zbatimi në praktikë i mësimeve të mësuara.