4
Studentët ishin nga vendet e ndryshme të botës si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania, Kina, Serbia, Rumania, Bullgaria etj.). Përfaqësuesit e FSK-së, të cilët i shoqëruan gjatë vizitës së tyre, mbajtën për ta një takim të shkurtër informues lidhur me rrugëtimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës ndër vite (UÇK, TMK, FSK ).
Gjatë këtij takimi, studentë nga Venediku parashtruan pyetje nga më të ndryshmet, duke treguar interes të veçantë lidhur me operimin e FSK-së me KFOR-in, kapacitetet e FSK-së, procedurat e dislokimit jashtë vendit dhe barazinë gjinore. Në fund, studentët u shprehen mjaft falënderues për mikpritjen dhe të kënaqur me informacionet që morën gjatë vizitës së tyre.

