4
Në këtë trajnim morën pjesë kadetët e tri gjeneratave, të cilët varësisht nga niveli i tyre zbatuan në praktikë të gjitha njohuritë e fituara në ligjëratat dhe orët praktike gjatë moduleve të semestrit të parë të vitit akademik 2019/2020. Trajnimi është planifikuar dhe realizuar nga instruktorët e QSU-së. Ky trajnim përveç ekzekutimit praktik të njohurive kishte edhe karakter vlerësues.Ndërkaq, nga data 10-16 janar 2020, kadetët e vitit të katërt kanë zhvilluar trajnimin „Kursi trajnues për kërkim-shpëtim malor“ të realizuar nga Qendra Trajnuese e Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile. Vlen të cekët se temperaturat e ulëta ishin sfidë për kadetët dhe për stafin trajnues, ato prapëseprapë nuk ndikuan në zbatimin e plan-programit dhe aktivitetet e planifikuara.
Kadetët dhe instruktorët u vlerësuan lart nga stafi komandues i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre trajnimeve.