Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha shprehë gatishmërinë e FSK-së për ta ndihmuar Shqipërinë

4

Në mesazhin e Ministrit Berisha, pos tjerash thuhet. „Sapo jam informuar edhe zyrtarisht nga autoritetet shqiptare për tërmetin dhe pasojat e tërmetit në Shqipëri. Fatkeqësisht, tërmeti ka shkaktuar edhe humbje jetësh dhe dëmtime të mëdha materiale. Ne shprehim ngushëllime dhe keqardhje familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Shqipërisë, duke treguar gatishmërinë tonë për të dhënë ndihmë në këtë situatë. Si Ministri dhe FSK, kemi dhënë urdhër për nisjen e menjëhershme njësisë së kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Kosovës për në zonat e prekura nga tërmeti“, thuhet në mesazhin e Ministrit Berisha.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors