Vizita e shefit gjerman të mbrojtjes konfirmim i bashkëpunimit të ngushtë në mes ministrive dhe forcave të dy vendeve partnere

4

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se miqësia me Republikën Federale të Gjermanisë rrjedh natyrshëm si lidhje nga e kaluara që vazhdon të thellohet me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet të të dyja shteteve, dëshmi e së cilës është ndihma e vazhdueshme që pranojmë nga ky shtet, ashtu siç edhe sot pranuam donacionin me pajisje të deminimit.

Në takim me Gjeneral Zorn, Ministri Mehaj bisedoi rreth fushave specifike ku mund të rrisim bashkëpunimin, me theks të veçantë në logjistikë, në fushën e mjekësisë, si dhe trajnime të përbashkëta që do shërbejnë për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.

Ministri Mehaj, ndër të tjera, e njoftoi edhe rreth aktiviteteve që FSK është duke zhvilluar në përgatitjet për stërvitjen “Defender- Europe '23”, si shtet nikoqir i këtij ushtrimi fushor, por gjithashtu dhe për gatishmërinë për të ofruar trajnime për forcat ukrainase.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors